
Vijon aksioni i Policisë së Shtetit për çmontimin e kamerave të sigurisë, të vendosura në rrugë në kundërshtim me ligjin. Në Durrës janë sekuestruar 47 të tilla, ndërsa operacioni është zhvilluar edhe në zonën e Shijakut dhe Krujës. Për këto, janë vënë nën hetim tetë persona.



