Covid-i në 24 orë/ 299 raste të reja, 4 viktima

Covid-i në 24 orë/ 299 raste të reja, 4 viktima

Në 24 orët e fundit, në Shqipëri janë regjistruar 299 persona me COVID-19 në 24 orët e fundit. Të infektuarit kanë dalë nga 1315 testime të kryera.

Ndërkohë, kanë humbur jetën 4 pacientë: një 64-vjeçar nga Elbasani, një 65-vjeçar nga Tropoja, një 77-vjeçar nga Tirana, një 81-vjeçar nga Gramshi.

Janë shëruar 106 qytetarë, duke e çuar në 10 654 numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
184 raste në Tiranë, 23 raste në Korçë,
12 raste në Vlorë, 11 raste në Kuçovë,
8 raste në Durrës, 7 raste në Elbasan,
6 raste në Pogradec dhe Përmet,
5 raste në Librazhd, 4 raste në Shkodër dhe Lezhë,
3 raste në Fier, Pukë, Tropojë, Sarandë, Skrapar,
2 raste në Krujë, Kurbin, Prrenjas,
1 rast në Devoll, Kukës, Kavajë, Berat, Kamëz, Mat, Fushë-Arrëz, Cërrik.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 271 pacientë, 16 në terapi intensive nga të cilët 9 pacientë janë të intubuar.
COVID-19 – Statistika (25 Tetor 2020)
Raste të reja ditore 299
Të shëruar ne 24 orë 106

Të shtruar në spitale 271
Humbje jete në 24 orë 4
Testime ditore 1315

Testime totale 117025
Raste pozitive 19157
Raste të shëruara 10654
Raste Aktive 8026
Humbje jete 477

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 4113
Durrës 757
Fier 510
Shkodër 497
Korçë 488
Lezhë 383
Elbasan 348
Vlorë 319

Berat 229
Kukës 183
Gjirokastër 102
Dibër 97

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy