Von Der Leyen: BE duhet të mbajë premtimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

Von Der Leyen: BE duhet të mbajë premtimin për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut (VIDEO)

"'Dera është e hapur' për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut që t’i bashkohen Bashkimit Evropian sipas rregullave aktuale". Kështu u shpreh presidentja e Komisionit Europian, Ursula von ver Leyen, në një konferencë të përbashkët me me Andrej Pelnkoviç, kryeministri i Kroacisë, vendi që ka marrë presidencën e radhës të Bashkimit Europian.

"Ne duhet mbajmë premtimet tona”, tha ajo, një qëndrim ky i kundërt me atë të Presidentit francez, Emmanuel Macron, i cili e ka kundërshtuar zgjerimin e BE-së para se të reformohet së brendshmi.

Muajt e ardhshëm natyrisht që do të jenë veçanërisht thelbësore për marrëdhëniet tona me Ballkanin. Samiti i Zagrebit do të jetë një moment historik i mundshëm në këtë proces. Për këtë, duhet të bëjmë shumë punë. Ne do të punojmë me metodologjinë dhe do të parashtrojmë propozimin tonë për procesin e zgjerimit në fillim të këtij viti, vetëm për të reflektuar sesi mund të përmirësojmë procesin e pranimit. Por unë jam thellësisht e bindur që kjo nuk duhet të na pengojë të marrim përsipër bisedimet e pranimit për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Ne u kemi kërkuar që të bëjnë shumë, ata i plotësuan kriteret, kështu që tani duhet të çojmë deri në fund premtimet tona.

Vod del Leyen njoftoi një konferencë donatorësh më 17 shkurt për të mbledhur fonde për rindërtimin në Shqipëri pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit.

Bashkimi Evropian është i lumtur të njoftojë se konferenca e donatorëve për Shqipërinë do të jetë në 17 shkurt. Është një konferencë donatorësh pas tërmetit të tmerrshëm në Shqipëri dhe ne duam të ndihmojmë Shqipërinë në rindërtimin e saj. Kështu që kjo konferencë do të zhvillohet në 17 shkurt.

Kthesa e Kroacisë në presidencën e radhës të BE-së ka rikthyer diskutimet për zgjerimin e bllokut.

Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut prisnin hapjen e negociatave për anëtarësim vitin e kaluar, por tre vende të BE bllokuan bisedimet në samitin e BE-së tetorin e kaluar.

Në samit, Presidenti i atëhershëm i Komisionit Jean-Claude Juncker e quajti vendimin një "gabim të rëndë, historik".

Dështimi në hapjen e negociatave nuk kaloi pa pasoja për Maqedoninë e Veriut. Kryeministri Zoran Zaev dha dorëheqjen dhe vendi pritet të mbajë në prill zgjedhjet e parakohshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy