Disa mijëra demonstrues që u mblodhën në Gjermaninë Lindore këtë të shtunë nën sloganin "Jo nazistëve!" vonuan fillimin e kongresit të partisë së ekstremit të djathtë të AfD të organizuar për zgjedhjet legjislative.

Protestuesit u grumbulluan në qendrën e kongresit në Riesa, një qytet midis Leipzig dhe Dresden, ku grupi i ekstremit të djathtë po mblidhet gjatë gjithë fundjavës për të miratuar programin e tij elektoral.
Vargjet e njerëzve të formuara nga organizatorët kishin si qëllim të pengonin delegatët për të hyrë në qytetin me rreth 30,000 banorë.
"Protesta jonë është efektive, kongresi federal i AfD nuk mund të fillojë", deklaroi në rrjetin X grupi i veprimit Widersetzen ( "Rezistoni" ), i cili po koordinon mobilizimin.



