Piloti: Pata defekt në 5 mijë këmbë lartësi, u detyrova të ulesha

Piloti: Pata defekt në 5 mijë këmbë lartësi, u detyrova të ulesha

Policia e Durrësit sqaron zyrtarisht rrethanat e ngjarjes së mëngjesit të sotëm, kur një avion sportiv bëri ulje të detyruar. Sipas bluve të qytetit bregdetar, piloti deklaron se po fluturonte në lartësinë 5 mijë këmbë kur avioni i kishte dhënë defekt. Nga ana tjetër Autoriteti i Aviacionit Civil deklaron se nuk kishte dijeni për fluturimin e këtij avioni dhe se nuk kishte marrë lejë nga pala shqiptare.

 

Njoftimi i Policisë së Durrësit

 

Rreth orës 08:45, Policia e Durrësit ka marrë një njoftim se në fshatin Gotull, Njësia Administrative Ishëm është parë të ulet një avion i përmasave të vogla.Menjëherë është shkuar në vendin e ngjarjes ku është konstatuar i dëmtuar gjatë uljes një avion i përmasave të vogla, ndërsa Piloti nuk kishte pesuar lëndime gjatë uljes.Piloti i avionit është një shtetas italin, Guido Andrea Guidi, 69 vjeç. Në shpjegimet e para që jep ky shtetas thotë se është ngritur nga Bari dhe ka dashur të bëjë   një udhëtim me destinacion veriun e Italisë. Për shkak të kohës së bukur ka vendsour të kryejë një fluturim mbi det. Në lartësinë 4 000-5 000 këmbë ky shtetas deklaron se i ka dhënë defekt avioni.

 

Ka parë nga lartësia një tokë arë të punuar, të cilën e ka konsideruar vendin më të përshtatshëm për t’u ulur. Është përpjekur të ulet dhe gjatë uljes avioni ka pësuar dëmtime. Piloti është shoqëruar në Spitalin Rajonal Durrës për një kontroll mjekësor, megjithëse nuk ka pësuar dëmtime. Është njoftuar Prokurori i gatshëm. Gjate kontrollit në brendësi të avionit nuk është gjetur asnjë send i kundraligjshëm. Të gjitha Shërbimet kanë kryer krehjen e vendit ku është gjetur avioni dhe zonës përrreth. Policia po punon për zbardhjen e plotë të  rrethanave  e rastit në fjalë

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy