Përballë detyrimit për t’u vaksinuar shumë qytetarë në Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar rrugë alternative për t’u pajisur me certifikatë vaksinimi, pa injektuar dozat e parashikuara.
Së fundmi dy infermiere nga Long Island, të Nju Jorkut janë vënë në pranga pasi dyshohet se shisnin certifikata false të vaksinimit kundër koronavirusi.
Julie Devono dhe Marisa Uraro akuzohen se kanë renditur emrat e klientëve të tyre të pavaksinuar në bazën shtetërore të të dhënave të personave të vaksinuar, duke tarifuar me 220 dollarë certifikatën për të rritur dhe 85 dollarë për fëmijë.
Gjatë kontrollit, policia gjeti 900,000 dollarë para në dorë dhe një procesverbal kontabël që tregonte se të dyja infermieret kishin fituar 1.5 milion dollarë në periudhën midis nëntorit 2021 dhe janarit 2022
Por shitja e certifikatave të vaksinimit nuk ndodh vetëm në shtetet e bashkuara. Dhjetorin e kaluar dy mjekë në Bavari u arrestuan pasi u akuzuan për lëshimin e certifikatave të rreme të vaksinimit si dhe firmosjen vaksinave për persona që nuk e kishin kryer.
Edhe në Greqinë fqinje u identifikuan të paktën 115 raste me certifikata false për të cilat qytetarët paguan nga 300 deri në 600 euro.
Kundër vaksinimit të detyrueshëm po mbahen protesta në shumë vende të botës, përfshi Shtetet e Bashkuara, Austrialinë por edhe Europën.



