
Teksa në Prishtinë gjatë këtij muaji u mbajt një kuvend i përbashkët Kosovë-Shqipëri, duket se marrëdhëniet mes dy kryeministrave Edi Rama dhe Albin Kurti, po shkojnë drejt normalizimit.

Por politologu Argjend Zejnaj, në një lidhje me “MCN informacion”, analizon faktin se si popull vëllazëror Kosovë-Shqipëri nuk varemi nga marrëdhënia mes dy kryeministrave.
Kryeministri Rama në shumicën e rasteve ka tentuar të përcjellë një mesazh që Kosova duhet mbështetur pa marrë parasysh se Kurti ka pasur kokëfortësi në shumë raste.
Me Shqipërinë ne e dimë se jemi popull vëllazëror dhe nuk varemi shumë te marrëdhëniet dhe komunikimi mes liderëve por gjithsesi kjo po ka ndikim te ecja e barabartë.
Ne nuk e kemi bërë si shtet, por është dashur të shfrytëzojmë infrastrukturën logjistike të Shqipërisë që e ka më përvojë sesa Kosova, dhe të njëjtën kohë është dashur të shfrytëzojmë infrastrukturën diplomatike edhe për anëtarësim në BE ku se fundmi dështuam.
Por, përsa më lart, sipas politologut Zejnaj, ftohja mes tyre ka ndikim drejt integrimeve euroatlantike të të dy vendeve.
Takim mes dy vendeve, këtë dhjetor në Prishtinë, duket se e ka rikapituluar një lloj marrëdhënie dhe disa prej zotimeve që të ecim bashkë drejt këtyre integrimeve.
Pra duke mos qenë të koordinuar, përtej deklaratave politike dhe te bukura dhe të shkruar me gjuhen e chatcpt, nuk po shohim veprime te koordinuara për me i shpëtua këto pengesa që po i kem të dy vendet drejt botes perëndimore, botës, euroatlantike.



