Kryemadhi takon Glover/ I paraqet dosjen me shkeljet e 30 qershorit

Kryemadhi takon Glover/ I paraqet dosjen me shkeljet e 30 qershorit

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me përfaqësuesen e misionit të OSBE/ODIHR në Tiranë. Mësohet se e para e LSI-së gjatë takimit i ka dorëzuar shefes së misionit një dosje të plotë me të gjitha shkeljet e dokumentuara gjatë zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Znj. Kryemadhi i dorëzoi znj. Audrey Glover një dosje voluminoze me fakte të shumta mbi maskaradën e 30 qershorit dhe rolin kriminal të qeverisë dhe Edi Ramës në to. Kjo dosje i vë vulën Edi Ramës dhe qeverisë që kanë humbur çdo të drejtë dhe besimin e të gjithë qytetarëve shqiptar se mund të organizojnë zgjedhje të lira e të ndershme, pasi siç u provua edhe në zgjedhjet ku konkurronte vetëm partia socialiste, votonte vetëm Partia Socialiste dhe numëronte vetëm Partia Socialiste, manipulimet ishin skandaloze duke treguar fytyrën e vërtetë të raportit me shtetin dhe votën e lirë.

Gjithashtu Kryemadhi pohoi se kjo dosje vazhdon të zgjerohet me fakte të tjera të cilat po ofrohen nga burime të shumta informacioni, qytetarë, organizata, etj., dhe sigurisht në vijimësi ODIHR do të informohet për çdo fakt të ri që do të sigurohet.

Veprimet e njëpasnjëshme të KQZ dhe gjithashtu aktet e pafundme skandaloze të verifikuara në të gjithë Territorin i vunë vulën votimeve moniste të 30 qershorit duke konfirmuar vjedhjen dhe manipulimin e votës edhe ngjarjet shumë të rënda të ndodhura dhe më parë si në rastin e dosjes 339 e 184 ku Edi Rama dhe Rilindja përfaqësojnë vetëm grabitjen e votave, vjedhjen e tyre, blerjen, dhe kërcënimin”, thuhet mes tjerash në komunikatën për media nga selia e LSI.

Një ditë më parë shefja e OSBE/ ODIHR takoi edhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Bashën, por nuk kishte detaje për atë se çfarë kanë diskutuan mes tyre në selinë blu.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy