Avokati Geron Gunbardhi e sheh tepër të vështirë kthimin e pronës te pronari i ligjshëm. Në studion e MCN Economy, Gunbardhi tha se zbarritjeve me dekada në gjykata u shtohet edhe formula e investitorit strategjik. Ai tha se në aspektin e pronës private, vendi ka mbetur ende në komunizëm.
Këta kthimin e pronës nuk e kanë prioritet. Baballarët e tyre e morën pronën, si do ta kthejnë këta? Gjyqtar nuk ka më, komision pronash nuk ka më. Ka vetëm një ligj: investitor strategjik me VKM. Me pronën private jemi si në komunizëm. Ndërtimet pa leje kanë vetëm një formulë: zaptimin e pronave të pronarëve të ligjshëm.
Gunbardhi tha se është e pamundur të ndërtohet pa dijeninë e autoriteteve, ndërsa shtoi se ligji ka çuar gjithnjë para drejtësisë më të dobëtin.
Ndërtimet pa leje nuk janë fenomen i ri. Problemet janë se ndërtimet pa leje janë oli. Ligji ndryshoi, por për fat të keq ndryshoi vetëm për hallexhinjtë. Të gjithë kanë shkuar para ligjit dhe para drejtësisë. Ndërtimet pa leje ndodhin ditë për ditë. Në dritën e diellit. Iniciativat personale shkojnë deri te një çati pa leje a një banjë. Policia është në lëvizje dhe nuk besoj se pa dijeninë e policisë mund të bësh një ndërtim pa leje. Ndërtimet duken zonat ku kanë qenë të pandërtuara, nuk bëhen asnjëherë pa lejen e pushtetit. Do t’i shikoni tani si do të çelin se po afron fushata.



