
Modeli i ri i Samsung, Galaxy S20 Lite do të dalë në treg më parë nga sa ishte menduar. Mendohet gjigandi jugkorean do të prezantojë modelin e ri gjatë muajit tetor.
Galaxy S20 Lite thuhet se për shkak të lapsit digjital dhe ngjashmërisë me Note, mund të vijë në tref me emrin komercial “Galaxy S20 Pen Edition”.
Gjithashtu modelet e reja të Samsung priten të promovohen në gjysmën e dytë të këtij viti, duke përfshirë Note 20, në muajin gusht, Z Flip 5G, ndërsa Galaxy Fold 2 do të promovohet në shtator.



