Një 21-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se akuzohet për plagosjen me thikë të një 36-vjeçari.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në lagjen “Pazari i Vjetër”, Gjirokastër, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin G. L., 36 vjeç, banues në Gjirokastër. Ndërsa sot në pranga ka rënë autori Xh. L., 21 vjeç, banues në Gjirokastër.



