Balla: Noka është përjashtuar 10 ditë nga Kuvendi, por PD shkel rregulloren

Balla: Noka është përjashtuar 10 ditë nga Kuvendi, por PD shkel rregulloren

Deputeti socialist, Taulant Balla, tha sot se opozita nuk e respekton rregulloren e Kuvendit. Balla tha se vendimi i Byrosë parlamentare për të përjashtuar për 5 ditë deputetin demokrat, Edi Paloka, është marrë pas kërkesës së një grupi deputetësh të majtë dhe verifikimit të provave filmike të seancës së javës së shkuar.  

“Grupi parlamentar i opozitës thyen rregulloren. Byroja mori në shqyrtim kërkesën e një grupi prej më shumë se 7 deputetësh dhe provat filmike. U treguan më dorëlëshuar sepse vendimi është 10 ditë. U mor vendimi për përjashtimin e Palokës 5 ditë”, tha Balla.

Nënkryetari i grupit parlamentar socialist tha se edhe deputeti Flamur Noka është përjashtuar për 10 ditë. Sipas Ballës, përjashtimi i Nokës është bërë gjatë seancës nga drejtuesja Leskaj, në përputhje me rregulloren.

“Dhunë verbale dhe fizike, bllokim të funksionimit të seancës. Rasti i Nokës kur një deputet bllokon foltoren, i tërhiqet vëmendja dhe më pas kryetari i seancës është autoriteti fundor që merr vendimin përfundimtar. Dënimi maksimal është 10 ditë kalendarike përjashtim nga puna e Kuvendit. Grupi i PD duhet të ketë një jurist. Noka është i përjashtuar për 10 ditë. Këta nuk dinë të lexojnë as rregulloren, as votën e popullit”, tha ai.

Balla shtoi se pjesëmarrja e deputetit Noka sot në mbledhjen e një komisioni parlamentar është në shkelje të rregullores.

“Grupi parlamentar i PD-së është në shkelje të përditshme. Edhe sot rregullorja e Kuvendit është shkelur hapur. I bëjmë thirrje të lexojë rregulloren dhe të heqë dorë nga dhuna. Nuk fiton pikë elektorale asnjë deputet që në vend të kritikës përdor grushtat apo bllokimin e seancës”, tha Balla.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy