Tavo: Aksi Kardhiq-Delvinë duhej të kishte përfunduar prej vitesh (VIDEO)

Tavo: Aksi Kardhiq-Delvinë duhej të kishte përfunduar prej vitesh (VIDEO)

Ish-deputeti i LSI-së për zonën e Gjirokastrës, Vangjel Tavo, thotë se nga ndërtimi i aksit Kardhiq-Delvinë, për të cilin nisën sot punimet, do të ketë impakt në zhvillimin e zonës. Në një intervistë me studion e lajmeve në TvT, Tavo tha se zona që përfiton drejtpërdrejt do të jetë ajo e ish-komunës së Cepos. Megjithatë, sipas Tavos, ky investim duhej të kishte përfunduar prej vitesh.

Aksi Kardhiq-Delvinë ka nisur që me qeverinë “Berisha”. Janë dashur tetë vjet për të vazhduar punimet. Nuk e dimë kur do të mbarojë realisht. Është një investim që duhej të kishte përfunduar prej vitesh. Ka impakt në zhvillimin e zonës, sidomos në ish-komunën e Cepës. Nuk do të thosha se ka impakt për qytetin e Gjirokastrës, pasi duke qenë se po bëhet para hyrjes në qytet, e kthen atë në një xhep. Megjithatë, ndihmon qytetarët e Gjirokastrës të mbërrijnë më shpejt në Sarandë. Impakti është më i prekshëm për ish-komunën e Cepos dhe Sarandën, por edhe për qytetarët e gjithë Shqipërisë që udhëtojnë për pushime drejt Sarandës”, tha ai.

Sa u përket investimeve të tjera të mëdha të premtuara në rajonin e Jugut, Tavo tha se deri tani janë vetëm projekte 3D, që harrohen sa kalojnë zgjedhjet.  

Nuk ka pasur asnjë diskutim dhe konsultim me banorët e zonës, as me ekspertë të rajonit të Jugut. Ka një vendimmarrje. Këto janë projekte tredimensionale të qeverisë që Rilindjes, e cila bën premtime por i fut në sirtar sapo kalojnë zgjedhjet. Pavarësisht se janë deklaruar se do të ndërtohet aeroporti i Vlorës, që e dimë si është, aeroporti i Sarandës dhe ai i Gjirokastrës. Ne do të këmbëngulim te ky i fundit si me këtë qeveri, edhe me atë që do të vijë vitin tjetër”, tha ai.

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy