Një provë për inaugurimin e Joe Biden u ndërprite dhe të gjithë të pranishmit u evakuuan të hënën në mëngjes për shkak të një 'kërcënimi sigurie' në të njëjtën kohë, kur u pa tymi të ngrihej nga një ndërtesë prapa Kapitolit.
Fotografitë dhe videot nga skena tregojnë njerëz që vrapojnë nga godina ku do të mbahet eventi i së mërkurës, ndërsa në sfond dëgjohej një paralajmërim për evakuim.
Personelit iu dërguan mesazhe ku u thuhej të qëndronin larg dritareve. Tymi vinte nga një ndërtesë pranë, por nuk dihet ende shkaku. Askush nuk u lëndua.
Në regjistrimin për alarm dëgjohej: “Të gjitha ndërtesat brenda Kompleksit Capitol: Kërcënimi i jashtëm i sigurisë, nuk lejohet hyrja ose dalja, qëndroni larg dritareve, dyerve. Nëse jeni jashtë, kërkoni një vend ku të fshiheni”.



