Në Itali, ditën e sotme janë regjistruar 10 872 raste të reja me koronavirus nga 87 899 teste të kryera gjithsej. Ndërkohë, në 24 orët e fundit janë shënuar gjithsej edhe 415 viktima, kundrejt 352 që ishin një ditë më parë.
Në krahasim me të dielën, sot ka afërsisht 3 700 raste më pak, por edhe numri i tamponëve është ulur ndjeshëm. Kjo pasi një ditë më parë ishin 137.420 tamponë.
Aktualisht në Itali ka 613 582 mijë njerëz aktiv me koronavirus, por në 24 orët e fundit është shënuar një rënie prej 9.178 rastesh.



