Punonjësi 57-vjeçar humbi jetën gjatë rikonstruksionit të shkollës/ Arrestohet drejtuesi teknik

Punonjësi 57-vjeçar humbi jetën gjatë rikonstruksionit të shkollës/ Arrestohet drejtuesi teknik

Një 57-vjeçar me inicialet Sh.M. ka humbur jetën në Elbasan pasi ra nga lartësia teksa po punonte për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Polis.

 

Lidhur me këtë ngjarje policia ka arrestuar drejtuesin teknik të punimeve. 33-vjeçari me inicialet M.S. po hetohet për veprën penale të “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.  

 

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin M. S., 33 vjeç, administrator dhe drejtues teknik i punimeve, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, gjatë kryerjes së punimeve për rikonstruksionin e një shkolle në fshatin Polis, dyshohet se ka rënë nga lartësia punonjësi, shtetasi Sh. M., 57 vjeç, i cili, si pasojë, ka humbur jetën”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy