Skandali tek Onkologjiku, Dhori: Ministria e Shëndetësisë dhe QSUT kanë përgjegjësinë kryesore. Kanë hequr kriteret për sigurinë e ilaçeve (VIDEO)

Skandali tek Onkologjiku, Dhori: Ministria e Shëndetësisë dhe QSUT kanë përgjegjësinë kryesore. Kanë hequr kriteret për sigurinë e ilaçeve (VIDEO)

Deputetja Ilda Dhori tha në një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se mekanizmi i QSUT-së i lë hapësirë abuzuesve që të vjedhin përmes spitaleve private. Sipas Dhorit, Ministria e Shëndetësisë dhe QSUT janë përgjegjëset kryesore për skandalin në Spitalin Onkologjik.

Po ashtu deputetja tha se është hequr çdo lloj kontrolli për sigurinë e ilaçeve.

 

 

Drupal Ad

 

 

 

Një nga problemet kryesore që ngremë është mungesa e medikamenteve, abuzimi që bëhet me mungesën e tyre, sesa të sigurta janë medikamentet, ku duhet të ketë një vulë, që të jenë të aprovuara nga FDA.

Të kundërtën ka bërë ministria dhe instancat që merren me menaxhimin e medikamenteve në spitale.

Kanë hequr çdolloj kontrolli dhe kriteri për sigurinë e tyre duke i hapur rrugë abuzimeve në mënyrë të qëllimshme. Kanë hequr kriterin që duhet të jenë të aprovuara nga FDA-ja, ndërkohë që edhe Kosova e ka. Këto kanë qenë lëvizje të qëllimshme që t’i hapet rrugë kompanive që operojnë në vende të panjohura.

Ky është një mekanizëm që është krijuar, dhe patjetër që ministria ka pasur dijeni sepse është krijuar një atë çka sistemi ka lënë si hapësirë. Mjekë që gjejnë hapësira në kushtet që rregulli apo mekanizmi i çon pacientët në radhë, që ai duhet të presë dhe kjo është vendosur nga drejtoria e QSUT. Para një viti u fut  një mekanizëm akoma dhe më makabër, që ai që do të futet pa radhë, do duhet të paguajë. Kush paguan më shpejt futet pa radhë në operacion. Paguaj që të futesh pa radhë. Duke u gjendur përballë këtij mekanizmi, krijohet ky xhepi tjetër i vjedhjes së tyre në drejtim të privatit. Kjo lind bazuar në hapësirat që janë lënë në sistemin shëndetësor. Ministria e Shëndetësisë, QSUT kanë përgjegjësinë kryesore.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy