Bojkotohet puna tek Aeroporti i Rinasit! Avioni me pasagjerë nga Athina kthehet mbrapsht në Greqi (VIDEO)

Bojkotohet puna tek Aeroporti i Rinasit! Avioni me pasagjerë nga Athina kthehet mbrapsht në Greqi (VIDEO)

Avioni me pasagjerë “Aegean Airline” nisur nga Athina për në destinacion Tiranën, ka qëndruar në ajër për 30 minuta, në tentativë për t’u ulur në Rinas dhe më pas u rikthyer sërish në Athinë. Për avionin në fjalë, drejtuesit e AlbControl kanë dhënë vendimin që të mund të nisesh sërish nga Athina për në Tiranë. Vendim i cili vlen vetëm për këtë avion.

Shkak është bërë protesta e kontrollorëve të AlbControl, të cilët bojkotuan punën për pagat e ulëta dhe kushtet e punës. 

Kontrollorët dhe punonjësit e tjetër të AlbControl kërkojnë rritje të pagës, pasi në prill 2020 ato janë ulur me 70%. AlbControl është një kompani me kapital 100% shtetëror dhe në varësi të Ministrisë së Infrastrukturës. Lidhur me këtë çështje nuk ka ende një reagim nga institucioni përkatës, ndërsa pritet që sot ministrja Belina Balluku të bëjë një takim në ambientet e AlbControl.

Kërkesat e kontrollorëve:

– Rikthim i kolegëve në punë;
– Shfuqizim i vendimeve të bordit;
– Rikthimi i pagës së plotë sipas kontratës kolektive;
– Transparencë financiare e plotë për vitin 2020;
– Një anëtar sindikate të jetë anëtarë bordi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy