
Sipërmarrësi italian, Antonino Vadala, është arrestuar nga policia sllovake, e cila po heton vrasjen e gazetarit Jan Kuciak. Lajmin e bën të ditur e përditshmja lokale “Korzar”. Sipas mediave, policia ka kontrolluar sot apartamentet e biznesmenit Vadala dhe ka vënë në pranga edhe vëllain e tij Bruno dhe kushëririn Pietro Catroppa. Një reportazh i publikuar dje në gazetën ku punonte Kuciak, familja Vadala përmendej për lidhjet e saj me organizatën mafioze italiane “Ndragheta”.
Kreu i policisë sllovake than ë një konferencë shtypi se janë arrestuar edhe persona të tjerë në lidhje me këtë ngjarje. Pista kryesore e hetimeve është ajo e krimit të organizuar.
Kuciak, i cili u gjet i vrarë në apartamentin e tij së bashku me të dashurën, kishte përmendur katër familje kalabreze, të cilat kishin lidhje me Ndragheta-n: Vadalà, Cinnante, Rodà e Catroppa, dhe që në lundje të Sllovakisë kanë aktivitete në fushën e agrikulturës.
Gazetari sllovak kishte zbuluar lidhjet e sipërmarrësit Antonino Vadalà me asistenten e kryeministrit Robert Fico, Maria Troskova, dhe sekretarin e Këshillit të Sigurisë, Vilian Jasan.



