Dy stilistet kosovare Teuta dhe Lirika Matoshi, po marrin pjesë në ‘Arab Fashion Week'
Teuta Matoshi, është një ndër stilistet më të famshme në Kosovë, ndërsa stilimet e saj vishen nga figura eminente në vend, kurse Lirika Matoshi, përveç Kosovës karrierën e saj po e bënë në New York, duke sjellë modele të ndryshme të çorapeve të cilat i krijon me zbukurime e ngjyra të llojllojshme.
Të dy stilistet do t’i prezantojnë koleksionet e reja në javën e modës në Arabi, aty ku janë takuar edhe me presidentin e ‘Milano Fashion Week’ Mario Bosellin.



