
Hermes Herindi, specialist i qarkullimit rrugor në Tiranë ka folur për MCN TV për pajisjen e re e cila përdoret nga policia rrugore për të kontrolluar shoferët dhe abuzimet që bëhen nga drejtues të ndryshëm, Herindi thotë që prioritet kryesor i policisë është sensibilizimi i shoferëve. Ai thekson se pajisjet që përdoren janë të certifikuara.
Pajisjet ndihmojnë punën tonë për arritjen e rezultateve dhe parandalimin e aksidenteve me pasoja të rënda. Policia ka reforminin e saj dhe me pajisjet, me ardhjen e re të pajisjeve moderne kemi dhe aparaturat e reja si Aquila për testin e drogës që ka filluar në masë. Kemi rastet për tejkalimin e shpejtësisë, ose raste për agresitivitet kundër policit ku është kryer testi i drogës.
Herindi thotë që me testin e drogës penalitete do të jenë më të rënda.
Nëpërmjet këtij aparati që kemi filluar të përdorim, vazhdojmë dhe me testin e alkoolit. Me testin e drogës penaliteti do jetë me i fortë, deri në 3 vjet heqje lirie pezullim deri në 24 muaj të patentës dhe gjoba më t¡ larta. Ne do e vazhdojmë rregullisht, me punën tonë për sensibilizimin e qytetarëve, që nga moshat e reja më tepër. Pajisjet që përdorim janë të çertifikuara dhe nuk ka nevojë për analiza të tjera. Përsa i përket masava administrative. Nëse janë vendosur 2 mijë masa kemi dhe 2 mijë këshillime. Abuzuezit janë moshat e reja, ata që kanë 6 muaj patentë, duhet të ketë një punë më të mirë nga autoshkollat. Policia do të vazhdojë me të njëjtin sistem, sensibizilimin e të gjithë drejtuesve. Deri sa të arrijmë një rezultat kjo do të vazhdojë gjithë kohës. Policia rrugore po vazhdon akoma dhe me planet e tjera. Kemi grupe që operojnë me mjete të cilat operojnë në zona problematike, dhe ka shumë abuzime. Fillon që nga moshat e vbogla, tek shkollat dhe në insitucionet arsimore, njëkohësisht sensibizimi dhe në rrjetet sociale dhe në mediat televizive. Faqet tona ndiqen për sensibilizimin e qytetarëve. Drejtuesit të ndjekin rregullat e qarkullimit rrugor dhe jo ato që keqkëshillojnë.



