Shkup, Basha thirrje shqiptarëve pro referendumit (VIDEO)

Shkup, Basha thirrje shqiptarëve pro referendumit (VIDEO)

Kryeopozitari, Lulzim Basha nga Shkupi ka përcjellë një mesazh për bashkombësit shqiptarë , duke i porositur të votojnë pro referendumit. Thirrje për të dalë në votime, për referendumin e 30 shtatorit kanë bërë pothuajse të gjithë liderat ndërkombëtarë, ku ndër to Gjermania ka këmbëngulur më tepër.

Nga Shkupi, ku ishte për një vizitë zyrtare atje, kryetari i Partisë Demokratikë, Lulzim Basha iu ka bërë thirrje shqiptarëve të Maqedonisë, të dalin masivisht për të votuar “pro” referendumit, për ndryshimin e emrit në Maqedoni. Lideri I demokratëve Basha iu drejtua me një mesazh të qartë të gjithë bashkëkombasve shqiptarë,  që jetojnë dhe punojnë në shtetin fqinj.

Gjatë këtij takimi, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti teksa falenderoi kryedemokratin Basha  për mbështetjen e dhënë, u shpreh se vota e 30 shtatorit,  nuk është thjeshtë votë për një marrëveshje të arritur mes dy vendeve, porse një votë  për të ardhmen e Maqedonisë.

Gjatë javës që lamë pas  Shkupi është vizituar edhe nga Ministri për Evropën dhe punët e Jashtme,  Ditmir Bushati, i cili e ka cilësuar marrëveshjen mes Maqedonisë dhe Greqisë si një moment historik për të gjithë rajonin. Po ashtu edhe liderat e Europës që kanë zbritur në Shkup kanë bërë po të njëjtën thirrje në mbështetje të referendumit në ndryshim të emrit. Pas 30 shtatorit nëse pjesa më e madhe e ka mbështetur marrëveshjen e arritur në Prespë,  Maqedonia do të njihet me emrin Maqedonia e Veriut. Pas një debati të ashpër, ku forcat politike të vendit  janë të përçara pasi partia opozitare VMRO-DPMNE e kundërshton referendumin, edhe pse tani me tone më të ulta, pasi sipas VMRO-DPMNE-s çdo qytetar duhet të vendosë vetë se a do të votojë dhe se si do të votojë në referendumin për emrin më 30 shtator, dhe se ajo nuk do t’i udhëzojë qytetarët që të bojkotojnë referendumin, por as të votojnë pro apo kundër Marrëveshjes së Prespës. Ndërsa, Kryetari  i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski ka thënë një javë më parë: “Dëgjoni zemrën tuaj dhe veproni si duhet, në fund Maqedonia do të fitojë’’, edhe pse Mickoski tha se marrëveshja nuk është e pranueshme për VMRO-DPMNE sepse me të ndryshohet Kushtetuta dhe identiteti kombëtar.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy