Në takimet e zhvilluara në në bazë, në Lezhë, Rrëshen, Laç, Fushë-Krujë, dhe Krujë, në kuadër të fushatës për kreun e Pd-së, kandidati Eduart Selami, tha se kjo garë do t'i bëjë demokratët më të fortë dhe më të bashkuar.
"Besoj që së bashku jo vetëm do ta kthejmë PD në parti fituese, do ta kthejmë Shqipërinë edhe një herë në rrugën e suksesit, jo vetëm rajonal por edhe më gjerë. Demokratët do të fitojnë dhe do të rikthehen po aq fuqishëm sa edhe në vitin ‘92. Unë kam besim absolut se demokratët janë forca më progresive e Shqipërisë që gjeneron sukses edhe progres dhe këtë e kanë dëshmuar faktet. Prandaj, kjo më bën mua kaq krenar që jam demokrat dhe unë jam këtu që me energjinë tonë, t’ia dalim dhe në këtë sfidë të ringritjes së PD”, tha Selami.



