11- vjeçarja Diora Gjikondaj, e ftuar në “Zgjohu me MCN” ka rrëfyer se i pëlqen të këndojë dhe se ka që në moshën 7 vjeçe që merret dhe me muzikë.
Ajo shprehet se ka nisur këtë rrugëtim në Tiranë ndërsa aktualisht jeton në Vlorë, por nuk ka hequr dorë nga ky pasion. Diora tha se gjyshi ka qenë mbështetësi i saj më i madh, prandaj ajo i ka kushtuar dhe një këngë atij tani që ai dhe nuk jeton më.
Kam filluar që në moshën 7 vjeç me muzikën tek Dea Akademi, ndërkohë jemi shpërngulur në Vlorë dhe aty vazhdoj mësimet në muzikë. Më pëlqen aktrimi, moderimi, merrem dhe me basketboll, por më shumë jam e fokusuar te kënga. Qëkur gjyshi ndërroi jetë nuk e kam më atë mbështetjen që kisha nga ai dhe tani i kam dedikuar dhe një këngë.
Tekstin e kam shkruar vetë, por fatkeqësisht gjyshi nuk mundi ta dëgjonte. Të gjithë më thonë bravo të kemi shumë xhan, gjyshi të sheh nga lart dhe është krenar për të gjitha arritjet e tua. Dëshiroj që unë të arrij majat me fokus në këndim. Aurela Gaçe është idhulli im, e dëgjoj gjithmonë dhe di çdo këngë të saj. Ajo është këngëtarja ime e preferuar.



