Ditët e fundit ishte qarku i Gjirokastrës ai që prodhoi konflikte mes PS-së e LSI-së, kur kryebashkiakja e LSIsë, Zamira Rami shkarkoi nga detyra zëvendësin e saj socialist Ylli Muhon. Zamira Rami Ndonëse në shkresën zyrtare të firmosur nga Rami nuk jepej motivacioni i shkarkimit, ishnënkryetari Ylli Muho, thyen heshtjen dhe vendos të flasë pas katër ditësh. Në një prononcim për "TV Gjirokastra", Muho ndonëse nuk tregoi arsyet e shkarkimit akuzoi rëndë kryebashkiaken e LSIsë, Ramin si të paditur dhe arrogante, ndërsa iu kërkon ndjesë gjirokastritëve socilistë që iu ka kërkuar votën, pikërisht që ajo të vihej në këtë detyrë.
“Arroganca boshe e saj në marrëdhënie e raport me punonjësit e institucionet dhe së dyti, padituria ekstreme që ka dëmtuar rëndë punën dhe besimin e qytetarëve. Në këto dy vese të shëmtuara kryetarja e Bashkisë Gjirokastër Z.Rami ka thyer rëndë marrëdhënien institucionale, politike, njerëzore si dhe ka dëmtuar besimin e qytetarëve. Unë i kërkoj ndjesë gjithë socialistëve, qytetarëve të Gjirokastrës që kam punuar e luftuar për të mbledhur vota për këtë zonjë që shpërdoron në mënyrë të pamerituar besimin qytetar. 64% e fitores së të majtës në pushtetin vendor në Gjirokaster ju takon pikërisht socialistëve, që ajo i denigron, përçmon dhe heq nga puna çdo ditë”, tha Muho.
Në kohën kur na ndajnë 4 muaj nga zgjedhjet e ardhshme, dy forcat politike që drejtonë vendin nuk e kanë ndarë ende mendjen nëse do vijojnë të jenë sërish bashkë. Ndërkohë, që ky zhvillim në Bashkinë e Gjirokastrës nuk mund të shihet i izoluar nga marrëdhënia e tensionuar që PS dhe LSI patën mes tyre, sidomos pas shkarkimit të Ylli Manjanit nga posti i Ministrit të Drejtësisë.



