Pas Blushit dhe Hafizit, një tjetër deputet socialist drejt largimit nga partia

Pas Blushit dhe Hafizit, një tjetër deputet socialist drejt largimit nga partia

Pas largimit të Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit, një tjetër deputet duket se do të largohet nga Partia Socialiste. Vladimir Kosta mund t’i bashkohet Partisë Agrare Ambientaliste. “Panorama” mëson se ai ka kërkuar të bëhet pjesë e saj, ndërsa ka postuar në “Facebook” një vlerësim për Konventën Kombëtare të PAA-së. “Një pjesëmarrje e gjerë dhe dinjitoze në konventën Vl të PAA­së”, shkruan Kosta.

Deputeti i qarkut të Gjirokastrës, muaj më parë ka deklaruar divorcin e tij nga Partia Socialiste, duke denoncuar raste influencash financiare dhe korruptive. Por Partia Agrare Ambientaliste duket se ka marrë profilin e një partie të qendrës, ndërsa asaj i janë bashkuar figura nga e majta dhe e djathta. Sekretari i Përgjithshëm i PAA­së, Genc Juka, ish-­deputet i Partisë Demokratike është rikonfirmuar në këtë post. Po ashtu, Thoma Miço nga PBDNJ dhe Uran Metko nga Partia e Ballit Kombëtar i janë bashkuar kësaj partie.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy