Haradinaj nuk lëkundet: Nuk ka asnjë tërheqje për taksën

Haradinaj nuk lëkundet: Nuk ka asnjë tërheqje për taksën

Presionet e ndërkombëtarëve dhe as propozimet e aleatëve në qeverisje duket se nuk kanë ndikim te kryeministri Ramush Haradinaj për heqjen e taksës 100 për qind ndaj mallrave nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina.

Javën që lamë pas, kryeparlamentari Kadri Veseli u ka dorëzuar liderëve të koalicionit qeverisës propozimin e tij me shkrim për pezullimin e taksës për 120 ditë, në mënyrë që të ruhen interesat e Kosovës dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por kryeministri Ramush Haradinaj vazhdon të jetë i palëkundur për mosheqje të taksës.

Siç raporton “Zëri”, i cili i referohet shefit i kabinetit “Haradinaj”, nuk ka asnjë vendim në lidhje me heqjen e taksës.

Në një prononcim për gazetën, Avni Arifi ka theksuar se nuk ka asnjë indikacion që dërgon në heqje të taksës. “Ne e kemi një qëndrim të qeverisë, unë si shef i stafit të kryeministrit nuk kam asnjë indikacion ose bazë tjetër që tregon se ka ndonjë ndryshim në qeveri sa i përket taksës”, ka thënë ai. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy