Berluskoni: Italianët janë çmendur, si mund të mos më votojnë mua?

Berluskoni: Italianët janë çmendur, si mund të mos më votojnë mua?

“Kur mbahen zgjedhjet, sa e votojnë Berluskonin? 5-6 italianë në 100. Diçka a paperceptueshme, italianët janë çmendur. Duhet të shohin veten në pasqyrë”. Kështu e shpjegon ish-kryeministri Silvio Berluskoni rënien drastike të elektoratit të partisë së tij, Forza Italia.

“Votuesit italianë ia kanë besuar drejtimin e vendit dikujt që nuk ka njohuri, nuk ka punuar e studiuar, si Di Maio dhe të tjerë në poste të larta. Çfarë ka bërë në jetë lideri i Lëvizjes 5 Yjet?”, është shprehur Berluskoni në një intervistë në Canale 5.

Partia e Berluskonit, parti e djathtë në opozitë, bashkëpunon në nivel rajonal me Legën e Mateo Salvinit, i cili është në aleancë qeverisëse me Lëvizjen 5 Yjet të Di Maios.

Duke komentuar rezultatin e zgjedhjeve rajonale në Abruzzo, Berluskoni thotë se partia e tij ka një rol kyç.

“Qendra e djathtë e bashkuar i ka fituar të gjitha zgjedhjet që nga 4 marsi. Ajo është e vetmja zgjidhje për Italinë. Nuk ka maxhorancë pa Forza Italia-n, e cila mbart të gjitha vlerat perëndimore”, ka komentuar ai.    

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy