1 Maji i francezëve/ 164 mijë manifestues në rrugë,  250 të arrestuar (VIDEO)

1 Maji i francezëve/ 164 mijë manifestues në rrugë, 250 të arrestuar (VIDEO)

Sindikatat, ekologjistët, studentë dhe “jelekët e verdhë” janë bashkuar në protesta masive Francë, në Ditën Ndërkombëtare të Punëtorëve. 230 manifestime u mbajtën në të gjithë vendin. Pas paralajmërimeve të ministrit të Brendshëm, Christophe Castaner, për rreth 2 mijë “aktivistë radikalë” të infiltruar në protesta, masat e sigurisë u shtuan, ndërsa vetëm në Paris u vendosën 7400 forca policore.

Sipas Unionit të Sindikatave, të gjitha protestat ishin paqësore, përveç asaj të Parisit. Incidentet e kanë shoqëruar protestën në kryeqytet që në nisje të saj. Protestuesit kanë hedhur objekte të ndryshme në drejtim të policisë, ndërsa kjo e fundit u është përgjigjur me gaz lotsjellës. Për pasojë kanë mbetur të plagosur 24 demonstrues dhe 14 punonjës policie. Sipas mediave franceze, 250 protestues janë arrestuar në të gjithë vendin, 210 prej të cilëve në Paris.  

Në të gjithë Francën, numri i manifestuesve arriti në 164 500, sipas Ministrisë së Brendshme, raporton “Le Monde”. 28 mijë prej tyre protestuan vetëm në Paris.

Protestat e 1 Majit vijnë pas dhjetëra protestash që “jelekët e verdhë” kanë mbajtur që prej nëntorit të vitit të kaluar. Ajo që nisi si shprehje e pakënaqësisë për taksën e karburantit u kthye në një lëvizje mbarëkombëtare që e detyroi presidentin Macron të organizonte një debat kombëtar që përfundoi me premtimet për reforma dhe ulje taksash.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy