Të hënën Këshilli politik do të mblidhet sërish dhe temë kryesore do të jenë ndryshimet kushtetuese, ide e çuar përpara nga maxhoranca e opozita e re për hapjen e listave dhe ndalimin e koalicioneve parazgjedhore.
Opozita parlamentare do të përfaqësohet nga dy deputetë, Myslim Murrizi e Rudina Hajdari. Lajmin e ka konfirmuar deputeti Edmond Stojku përmes një mesazhi në rrjetin social.
“Te nderuar miq! Ju njoftoj se pas dakortesise se paleve te keshillit politik, si dhe miqve tane te nderuar nderkombetare, per proçesin e ndryshimeve kushtetuese, opozita parlamentare vendosi perfaqesimin e saj! Ne emer te 28 deputeteve firmetare te tre grupeve parlamentare dhe te deputeteve te pavarur, me te te cilet kemi kerkuar ndryshimet kushtetuese per: 1-Sistemin zgjedhor. 2-Listat e hapura, 3-Zbatimin e rekomandimeve te Osbe Odihrit per depolitizimim e komisionereve, pra per administrate zgjedhore publike. Jemi dakortesuar qe Perfaqesuesit tane ne keshillin politik do te jene Z.Myslim Murrizi dhe si Kryetare e Komisionit te Integrimit Znj. Rudina Hajdari!”-shkruan Stojku.
Pas akuzave e debateve gjatë kësaj jave, palët ranë dakord që të rimblidhen në këshillin politik, atje ku me negocimin e ambasadorëve të SHBA, BE e Britanisë, u arritur marrëveshja e 5 qershorit për reformën zgjedhore.
Në takim nga ana e opozitës do të jenë të pranishëm Petrit Vasili i LSI, Oerd Bylykbashi e Gazment Bardhi i PD-së, ndërsa nga ana e maxhorancës do të jetë prezent vetë Edi Rama si dhe Damian Gjiknuri



