Baze: Bashkitë s’kanë fuqi, çdo gjë kontrollohet nga qeveria qëndrore

Baze: Bashkitë s’kanë fuqi, çdo gjë kontrollohet nga qeveria qëndrore

Gazetari Mero Baze, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka kritikuar mënyrën se si funksionon pushteti vendor në Shqipëri. 

Sipas tij, ky pushtet është tërësisht i varur nga qeveria qëndrore, e cila mban kontrollin mbi fondet dhe vendimmarrjen. 

Baze thekson se kryetarët e bashkive janë kthyer në figura politike pa kompetenca, ndërsa u bën thirrje institucioneve që të nxisin një proces të vërtetë decentralizimi.

 

“Pushteti lokal është kot, në dorë të qeverisë qëndrore dhe me xhelozi të madhe, se mos kanë ndonjë kompetencë kryetarët e bashkive. Çdo gjë, çdo fond, çdo gjë që lëviz, është ose nga Fondi i Zhvillimit ose nga linjat e ministrive që investojnë. 

 

Kryetarët e bashkive janë thjesht disa vasalë politikë që punojnë. Sfida kryesore e Ramës, që të decentralizojë pushtetin, ta dorëzojë, ta kthejë te i Zoti dhe është komod, për shkak se ka shumicë të madhe në Parlament dhe shumicën e pushtetit vendor, pra e ka pak më të lehtë, sepse të vetëve po ua dorëzon.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy