Reagon Thaçi: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë

Reagon Thaçi: Askush nuk mund ta rishkruajë historinë

Presidenti i Kosovës , Hashim Thaçi, e bën edhe një reagim në rrjetet sociale.

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka reaguar edhe një herë pas lajmit për aktakuzë nga Gjykata Speciale.

Thaçi ka publikuar një fotografi të emblemës së UÇK’së, derisa, ka shkruar se askush nuk mund ta ndryshojë historinë e Kosovës.

Të njëjtin mesazh, të shkruar edhe në gjuhën angleze, presidenti e ka publikuar edhe dje.

I pari i shtetit ende nuk ka folur para mediave, pas lajmit se Prokurori i Specializuar e ka dorëzuar për konfirmim aktakuzën ndaj tij dhe kreut të  PDK’së. Sipas njoftimit, Thaçi dhe Kadri Veseli dyshohen për vrasjen e rreth 100 personave.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy