
<p>Kryeministri Edi Rama mbajti një takim me punonjësit e Bashkisë së Tiranës në sheshin “Skënderbej”. Rama u tha atyre se duhet që të punojnë më shumë sesa ka punuar deri tani, tashmë që kryebashkiaku Erion Veliaj ndodhet në burg. Rama theksoi se “çfarë nuk të vret, të bën më të forte”.</p> <p>“<em>Këto muaj Bashkia e Tiranës duhet të zgjohet edhe më herët se zgjohej, e të flejë më vonë se kur flinte… kur qe mësuar me mua dhe e rimësoi edhe Lali mbasi e futi në gjumë ky figura që tani i është harruar edhe emri. Tirana ka zgjedhje për të mbajtur në 11 maj, por ama Bashkia e Tiranës ka miq të mëdhenj për të pritur në 16 maj. Çdo gjë do të shkëlqejë. Unë do të jem këtu me ju dhe për ju me Tiranën, për të gjithë Shqipërinë. Ditën dhe natën me kokën lart, me mendjen e ndarë, me zemrën në vendin e duhur dhe bashkë me çdo shqiptar dhe shqiptare që flamurin nuk e ka vetëm për në stadium por e ka në zemër, mendje, dritën e syve të vet, që nga Tirana e të gjitha prejardhjeve e deri tek Shqipëria që sytë i ka tek Tirana. Çfarë nuk të vret, të forcon – ditët më të mira janë të gjitha përpara</em>”, tha ai.</p> <p> </p>



