Mjeku Murtezani: Efikasiteti i vaksinës kineze, jo shumë i lartë (VIDEO)

Mjeku Murtezani: Efikasiteti i vaksinës kineze, jo shumë i lartë (VIDEO)

Për të diskutuar mbi situatën e pandemisë̈ dhe efektshmërinë̈ e vaksinave, në një lidhje skype për edicionin e lajmeve në MCN TV ishte mjeku nga Tetova në New York zotin Skënder Murtezani.

Ai foli për procesin e vaksinimit në vendin tonë, shifrat e publikuara dhe studimet për të cilat u shpreh se pavarësisht se studimet mungojnë pothuajse në të gjithë botën, ai e sheh me simpati të lartë vaksinimin në Shqipëri për të cilin beson se do të shkojë gjithçka me sukses.

Padyshim mungojnë studimet, jo vetëm në Shqipëri, por pothuajse kudo në botë, por unë e shoh me simpati të lartë vaksinimin në Shqipëri. Unë i ndjek me vëmendje statistikat kudo dhe kam parë se Shqipëria mund të them se renditet në 50 apo brenda 100 vendeve të para të botës përsa i përket numrit të të vaksinuarve. Vaksinimi po ecën mirë, besoj se gjithçka do të shkojë me sukses”, u shpreh mjeku.

Ndërsa i pyetur se çfarë efektshmërie ka vaksina kineze dhe ajo ruse, pasi Shqipëria po vaksinohet me vaksinën kineze, mjeku Murtezani tha se efikasiteti i saj deri tani varion nga 51-52%, prandaj siç shprehet ai po mendohet për një bashkim të saj me Astrazencën për të pasur një rritje më të madhe të efektshmërisë.

Deri tani me informacionet që kam vaksina kineze ka një efikasitet që arrin 51% apo 52 %, pra jo shumë të lartë të mbrojtjes. Kjo është dhe arsyeja pse po flitet por ende asgjë konkrete që ajo të bashkohet me vaksinën Astrazenca në mënyrë që të përforcohet efekshmëria e saj. Ndërsa në SHBA ku tashmë është vaksinuar pothuajse 30% e popullsisë së rritur është përdorur shumë vaksina Moderna dhe Pfizer, për të cilat mund të them i bindur se janë jashtëzakonisht të suksesshme”, tha ai.

Lidhur me zhvillimin e fazës së tretë të vaksinës Pfizer për të cilin foli CEO i saj, mjeku Murtezani tha se kjo është e mundshme, por ai deklaroi se për këtë duhet të pritet një variant i ri që të fillojë më pas edhe vaksina.

Shumë e mundshme, por në këtë moment nuk e di flet shkenca apo biznesi. Do kohë deri sa ky qëndrim i Pfizer të jetë i plotfuqishëm. Duhet të pritet një variant i ri që të filloj vaksina. Nuk e dimë nëse Corona dy do të sillet si e para. Për vaksinën Moderna mund të them se ka vaksinën e re që mund të shkatërrojë variantin që mund ta shkatërrojë njerëzimin përsëri”, përfundoi ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy