Emisioni “Fact Check” ka siguruar ekskluzivisht shkresën sekrete të Policisë së Shtetit e cila ngre alarmin se vetëm për 7 të arrestuar ata angazhojnë përgjatë 24 orëve 85 efektiv policie të cilët kryejnë shërbim roje.
Në këtë shkresë thuhet se policia po përballet me vështirësi të mëdha në ekzekutimin e masës së sigurimit personal “arrest në shtëpi” me mbikëqyrje policore të pandërprerë. Xhevahir Zhabina tha në emisionin “Fact Check” se Policinë nuk e ka penguar angazhimi i 60-70 policëve për ruajtjen e personave që ta bëjë punën e saj.
“Kjo situatë ka vite që është krijuar, pasi mbikëqyrja elektronike që nga viti 2016 s’ka funksionuar. Kjo mënyrë survejimi i personave nën hetim nuk funksionon dhe duhet të ishin marrë masa. Është në të drejtën e tij që z.Proda të ngrejë këtë shqetësim. Është një situatë e trashëguar dhe s’di të them nëse zgjidhet me letrën e z.Proda. Do isha për një polic në komunitet. Problemi është a e ka penguar kjo që Policia të bëjë punën e saj? Nëse krijimin e organizuar, korrupsionin në Polici, e kanë penguar këto 60-70 policë që janë aty për të ruajtur këta persona”.
Gjyqet mes shtetit dhe tre kompanive private për tenderin e byzylykut elektronik, rezultojnë shkaku i mos përdorimit të kësaj teknologjie. Lidhur me këtë Zhabina tha:
“Duhet të ndërhynin institucionet. Shpresoj të kemi sistem të ri që do kemi këtë lloj survejimi. Të gjitha rrotullohen rreth parave, në këtë rast paratë janë tenderi”.



