Projektligji i ri për BSH, Stefani: Bie në kundërshtim me pika të caktuara të ligjit për KLSH-në

Projektligji i ri për BSH, Stefani: Bie në kundërshtim me pika të caktuara të ligjit për KLSH-në

Një projektligj i ri për Bankën e Shqipërisë është hartuar dhe është hedhur për diskutim me grupet e interesit. Dy janë pikat kryesore dhe të diskutueshme të këtij projektligji. E para është ajo e mbrojtjes me fuqinë e ligjit për guvernatorin dhe zëvendësguvernatorin dhe e dyta është kufizimi i veprimeve të Kontrollit të Lartë të Shtetit gjatë procesit të auditimit. Projektligj është hartuar për të përafruar legjislacionin vendas me atë të Bashkimit Evropian.

 

Edvin Stefani, ekspert ekonomie tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se do të shaqen problematika në mënyrën si do të aplikohet një ligj i tillë pasi bie në kundërshtim me pika të caktuara të ligjit për KLSH-në.

 

Sipas Stefanit janë dy ligje që kundërshtojnë njëri-tjetrin.

 

Problematika është në radhë të parë me mënyrën si do të aplikohet një ligj i tillë. Ky ligj bie në kundërshtim me pika të caktuara të ligjit për KLSH-në. Ana procedurale ligjore do të shfaqë problematika. Sapo të dalë do të kemi probleme ligjore se kemi dy ligje që kundërshtojnë njëri-tjetrin. 

 

Nuk mund të hedhim poshtë mënyrën e funksionimit normal të ligjit. Nëse hapet kjo lojë rrezikojmë që të gjitha institucionet të ngrenë zërin në këtë qasje dhe ta reduktojmë KLSH-në si ekspert kontabël dhe të shkojë KLSH-ja tek Instituti i Ekspertëve Kontabël, që merret vetëm me verifikim financiar. Nuk mund ta reduktosh dot KLSH-në pavarësisht se ka pasur në të kaluarën shumë gjynahe.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy