“Mouse”-i shpikur nga inxhinieri amerikan Douglas Engelbart, i cili mendohet se ka frymëzuar Steve Jobs është shitur në ankand për 178 mijë dollarë.
Ky “mouse” ishte pjesë e koleksionit "Steve Jobs and the Apple Computer Revolution".
Agjencia RR Auction shiti gjithashtu një kompjuter Apple Lisa dhe një iPhone të gjeneratës së parë, ende të vulosur.
Modeli i parë i “mouse”-it i konceptuar nga Engelbart dhe i ndërtuar në Institutin e Kërkimeve Stanford, ishte i përbërë nga një bllok druri që lëvizte nëpër dy rrota metalike, një horizontale dhe një vertikale, duke lejuar që një tregues të lëvizte saktësisht në një bosht kartezian.
Shembulli i shitur nga RR Auction ka enë një nga modelet e përdorura për demonstrimin e famshëm të Engelbart të vitit 1968 në Konferencën e Përbashkët të Kompjuterit në San Francisko, dhe e njohur si nëna e të gjitha demonstrimeve, pasi kishte hedhur themelet për përdorimin e treguesve dhe shkrimit modern të kompjuterit.



