Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, dyshohet se burri i saj është i lidhur me grabitësit

Vrasja e 20-vjeçares në Greqi, dyshohet se burri i saj është i lidhur me grabitësit

Hetimet për vrasjen e 20-vjeçares britanike Carolinë nga një grup grabitësish kanë marrë një tjetër kthesë. Sipas mediave greke, mister mbetet roli i bashkëshortit të saj.

Detaje të reja kanë dalë në pah në kuadër të hetimeve të autoriteteve greke në lidhje me vrasjen makabre të Caroline Crouch, disa javë më parë në banesën e saj, në Glyka Nera.

Policia bën me dije se në kuadër të të dhënave që kanë duket se janë shumë pranë zbërthimit të skenarit të vrasjes së të resë pranë foshnjës së saj vetëm 11 muajshe.

Mediat greke bëjnë me dije se një kthesë e papritur ka dalë në pah gjatë hetimeve, ku autoritetet dyshimet si i përfshirë në këtë krim makabër është dhe bashkëshorti i 20-vjeçares, 32-vjeçari Babis Anagnostopulos.

Një zyrtar i grupit hetimor në një prononcim për mediat është shprehur se në kuadër të analizimit të deklaratës së dhënë në polici nga bashkëshorti ngrihen pikëpyetje nga lëvizja e sigurtë e autorëve dhe informacione të tilla mund të merren vetëm përmes një personi që e njeh mjaft mirë familjen.

Ndërkohë mësohet se 20-vjeçarja, Carolina kishte siguruar jetën e saj për shifrën marramendëse të 1.000.000 euro, fakt që ka ngritur dyshime tek bashkëshorti i tij. Dyshimet e autoriteteve janë se ishte pikërisht bashkëshorti ai që njoftoi policinë, por që vetë nuk kishte pësuar asnjë lëndim.

Gjithashtu përveç bashkëshortit, hetimi është përqendruar në rreth 6-8 të burgosur gjeorgjianë dhe shqiptarë, të gjithë kanë kryer në të shkuarën grabitje të dhunshme dhe janë liruar nga burgu i Kretës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy