Rama me dorë të hekurt, shkarkon kreun e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe ultimatum drejtorëve rajonal

Rama me dorë të hekurt, shkarkon kreun e Shërbimit Kombëtar të Punësimit dhe ultimatum drejtorëve rajonal

Menjëherë pas ardhjes së tij nga SHBA, kryeministri Edi Rama ka shkarkuar drejtorin e Shërbimit Kombëtar të Punësimit Artur Mickaj.

Sipas informacioneve për "TemA Tv" shkarkimi i është komunikuar pasditen e kësaj të marte gjatë një takimi me kreun e qeverisë në sallën e Hartave në ambientet e Kryeministrisë.

Mësohet së në vendin e tij është emëruar Elira Caushin, e cila aktualisht është punonjëse në kryeministri.

Caushi ka qenë punonjëse e Bashkisë së Tiranës gjatë kohës që në krye të saj ishte kryeministri aktual Edi Rama.

Por nuk ka mbaruar me kaq pasi në këtë prezantim të drejtorit të ri ishin të pranishëm në mbledhje edhe 12 drejtorët rajonalë të punësimit që të negociojnë me bizneset për të punësuar sa më shumë qytetarë. 

Kreu i qverisë i ka vendosur ultimatum drejtorëve rajonalë që të ndermjetësojnë me bizneset, për të punësuar sa me shume njerëz duke iu lënë si afat muajin prill.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy