Beteja për 14 majin/ Nesturi: Deklarata e Berishës, thirrje për revolucion, gjuha e ndezur të çon drejt një tërheqje të opozitës (VIDEO)

Beteja për 14 majin/ Nesturi: Deklarata e Berishës, thirrje për revolucion, gjuha e ndezur të çon drejt një tërheqje të opozitës (VIDEO)

Teksa po afrohen zgjedhjet e 14 majit, intensifikimi për përgatitje nga ana e opozitës po shtohet më shumë.

Thirrja së fundmi e Sali Berishës për revolucion kundër Ramës, për analistin Platon Nesturi, është një thirrje për revolucion që nuk i bën nder as vet Berishës, dhe së djathtës.

Në MCN live, Nesturi, tha se kjo gjuhë e përdorur të bën të mendosh se kemi të bëjmë me një tërheqje të opozitës, porse nga ana tjetër opozita ka ngërç të madh teksa janë dy palë kandidatësh për pjesëmarrje në zgjedhje.

Deklarata e Berishes, shkon përtej që regjimi i Rames nuk mund të ndryshohet përveç me revolucion. Pra nuk kemi te bëjmë me “te presim njëherë se si do të ndodh, apo vidhet apo s’do vidhet, pra kemi kaluar në një fazë tjetër pra përmendja e një revolucioni.

Kemi të bëjmë me Berishën qe në kuadrin e përgjithshëm ka dashur të ketë gjithmonë figurën e të sjellurit pluralizëm. Tani nga pluralizmi, që është sistem vote, të kalosh në terma revolucion, tregon që ose nuk kem  qenë asnjëherë shëmbëlltyrë e pluralizmit, por nga ana tjetër, i bie që o ke qenë prape, ose nuk ke qenë asnjëherë. Në një farë mënyrë kjo nuk i bën ndër as Berishës, as atyre që e ndjekin.

Ndezje e retorikës me tone revolucionare që nuk i shkon as të djathtës tregon që nuk kemi as vijueshmëri të përcaktuara të atyre që përbënin themelin e të djathtës , kjo tregon që opozita ka vet një ngërç shumë të madh.

Kjo gjuhë e përdorur për faktin se ti fillon e paragjykon procesin gjyqësor që përpara mund të shkonte që te tërhiqet dhe të mos shkonte në zgjedhje, dhe fakti që e kemi dy palë kandidatësh kjo e bën të mundur fakti që të mos kemi tërheqje. 

Kjo tregon se skemat e lënies dhe tërheqjes se kandidatëve nuk është thjesht nga Lul Basha por nga kjo lloj mendësia që Berisha nuk po i shmanget dot.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy