Haradinaj akuza Thaçit, Ramës e Çitakut:  Punuan me Vuçiçin për ndarjen e territorve

Haradinaj akuza Thaçit, Ramës e Çitakut: Punuan me Vuçiçin për ndarjen e territorve

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj derisa ka bërë homazhe tek shtatorja e Heroit Zahir Pajazit me rastin e ditëlindjes së tij, foli edhe rreth prezantimit të mbrëmshëm të ambasadores së Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku në mbledhjes e Këshillit të Sigurimit.

Duke mos e komentuar shumë paraqiten e Çitakut, Haradinaj vazhdoi me akuza për idenë e shkëmbimit të territoreve ku sipas tij pro kësaj ideje, përveç presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, u rreshtua edhe ambasadorja kosovare, Vlora Çitaku.

Duke e konsideruar si të gabuar këtë veprim, kryeministri në detyrë deklaroi se veprime të tilla nuk i pengojnë zyrtarët e Kosovës që t’i shërbejnë vendit në situata tjera.

“Plot zyrtar të Kosovës që janë rreshtuar pro ndarjes në emër të shkëmbimit të territoreve kanë bërë gabim të madh, të gjithë që kanë qenë pjesë e kësaj çoftë Vlora, qoftë zotëri Thaçi, qoftë kryeministri Rama, qoftë të tjerë me këtë ky gabim nuk ua ndalon atyre në tema tjera dhe situata tjera me i shërbye vendit, pra nuk është e ndaluar. Po është e vërtetë kanë qenë pjesë e kampanjës për ndarje të Kosovës në emër të shkëmbimeve territoreve”, tha kryeministri në detyrë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy