Pitella takohet me Ballën: Zbatimi i reformës në drejtësi do ta bëjë Shqipërinë shembull për Ballkanin

Pitella takohet me Ballën: Zbatimi i reformës në drejtësi do ta bëjë Shqipërinë shembull për Ballkanin

Lideri i së majtës Europiane, Gianni Pitella, është takuar me kreun e grupit parlamentar socialist, Taulant Balla. Pitella shprehet se besimplotë që Shqipëria do të përmbushë zbatimin e reformës në drejtësi, duke u bërë shembull në rajon.

“I kam shprehur kreut të grupit parlamentar të socialistëve shqiptarë vlerësimin për rrugën e Shqipërisë krah fqinjëve të saj në rajon, përmes procesit të Berlinit dhe iniciativave rajonale. Angazhimi i Shqipërisë për reformën në drejtësi vijon dhe shpresojmë të bëhet shembull për vendet e tjera të Ballkanit. Hapi tjetër do të jetë hapja e negociatave për pranimin me të drejta të plota i vendit në familjen europiane. Grupi i socialistëve dhe demokratëve në Parlamentin Europian do të vijojnë të mbështesë Shqipërinë”, shprehet Pitella në një status në profilin e tij. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy