
Një lëkundje tërmeti u ndie në Tiranë rreth orës 22:39. Sipas EMSC, tërmeti ishte 4.7 ballë.
Epiqendra është regjistruar 22 km në verilindje të Tiranës, në thellësi 2 km.
Lëkundja e parë u pasua nga një tjetër me magnitudë 2.9 ballë, vetëm pak minuta më pas.
Njoftimi i IGJEUM
Sipas të dhënave paraprake nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile dhe Igjeum, lëkundje tërmeti me magnitudë 4.7 Richter, me epiqendër 3 km në jug të Klosit janë ndier në të gjithë territorin e Shqipërisë. Sipas të dhënave të deritanishme raportohen disa dëme të lehta në Njësinë Administrative Xibër, Bashkia Klos. Të gjitha strukturat e Mbrojtjes Civile janë në gatishmëri dhe në kontakt të vazhdueshëm më të gjitha Bashkitë e vendit.



