
Të paktën 38 persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të një zjarri në një fabrikë në Kinë. Mediat e huaja shkruajnë se policia ka vënë në pranga disa persona si të dyshuar në lidhje me zjarrin. Zjarrfikësve iu desh të paktën shtatë orë ndërhyrje për të shuar flakët.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri dyshohet se u shkaktua nga shkelje të protokolleve të saldimit elektrik.
Kina ka parë një sërë aksidentesh industriale në vitet e fundit që kanë lënë shumë të vdekur, duke ngritur shqetësime për sigurinë publike.
Në vitin 2015, të paktën 173 njerëz vdiqën pas një sërë shpërthimesh në një magazinë kimike në qytetin portual verior të Tianjin.
Tetorin e kaluar, të paktën tre persona u vranë dhe më shumë se 30 u plagosën në një shpërthim të fuqishëm në një restorant në qytetin verilindor të Shenyang.
Shpërthimi i gazit ndodhi në një ndërtesë banimi dhe tregtare me përdorime të përziera. Dhe në qershor të këtij viti, të paktën një person humbi jetën pasi një zjarr shpërtheu në një kompleks petrokimik në Shangai.




