Kryeministria greke jep detaje nga takimi Rama-Mitsotakis, nuk përmendet çështja e detit (VIDEO)

Kryeministria greke jep detaje nga takimi Rama-Mitsotakis, nuk përmendet çështja e detit (VIDEO)

Kryeministria e Greqisë ka publikuar detaje nga darka e punës e zhvilluar midis kryeministrit Edi Rama dhe homologut të tij grek Kiriakos Mitsotakis.

Në njoftimin zyrtar, thuhet se të dy kryeminstrat diskutuan rrjedhën e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe perspektivën europiane të Shqipërisë.

Në takim, Mitsotakis ka deklaruar se Greqia e mbështet integrimin e Shqipërisë, duke respektuar kushtet e KE.

Gjithashtu, është përmendur pakica greke në Shqipëri, ku thuhet se duhet të jetë një urë miqësie dhe bashkëpunimi midis dy popujve.

Në fund, ata ranë dakord të punojnë së bashku në mënyrë që të dy vendet të zgjidhin shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën.

Nuk dihet nëse dy krerët e qeverive kanë disktutuar për çështjen e detit.

Njoftimi zyrtar i kryeministrisë greke

Kryeministri Kyriakos Mitsotakis shtroi një darkë në nder të Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, me rastin e mbërritjes së tij në Athinë për të marrë pjesë në konferencën e Economist.

Të dy kryeministrat patën mundësinë për të diskutuar rrjedhën e marrëdhënieve dypalëshe, si dhe perspektivën evropiane të Shqipërisë, të cilën Greqia e ka mbështetur me kalimin e kohës, gjithmonë duke respektuar kushtëzimin relativ të vendosur nga Këshilli Evropian. Ata shprehën kënaqësinë e tyre për bashkëpunimin e tyre brenda NATO-s.

Diskutim i veçantë u bë për praninë e Pakicës Kombëtare Greke në Shqipëri, e cila duhet të jetë një urë miqësie dhe bashkëpunimi midis dy popujve, ndërsa theksi u vu në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe ekonomike dhe tregtare. Ata shprehën kënaqësinë e tyre për integrimin e përkryer të qetë të qytetarëve shqiptarë që jetojnë në vendin tonë.

Në fund, ata ranë dakord të punojnë së bashku në mënyrë që të dy vendet të zgjidhin shpejt çështjet e pazgjidhura në të kaluarën në një kontekst dypalësh dhe të lëshojnë potencialin e madh që mund të krijojë marrëdhënia strategjike midis dy vendeve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy