Akuzohet për vrasje me pagesë/ Gjykata lë në burg Arben Lamçjan, njihet si “ushtari” i vëllezërve Çopja

Akuzohet për vrasje me pagesë/ Gjykata lë në burg Arben Lamçjan, njihet si “ushtari” i vëllezërve Çopja

Gjykata e Posaçme la në fuqi masën e arrestit në burg për Arben Lamçja, i ekstraduar disa ditë më parë nga Kosova.

Lamçja, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe sipas SPAK është vrasës me pagesë, i njohur si një nga ushtarët e besuar të vëllezërve Franc e Hajdar Çopja.

50-vjeçari u arrestua më 4 gusht në Kosovë për llogari të një vendimi të Gjykatës së Posaçme që caktoi ndaj tij masën e sigurisë “arrest në burg” në mungesë.

Sipas SPAK pas goditjes së bandës së vëllezërve Çopja, u zbulua se Arben Lamçja gjatë periudhës tetor-nëntor 2020 ka siguruar kushtet për të kryer vrasjen e Nuredin Dumanit, tashmë i penduar i drejtësisë, për llogari të Franc Çopjas.

Lam֛çja informon porositësin e vrasjes Franc Çopjan se personi e ka marrë përsipër vrasjen dhe ka filluar ndjekjen së bashku me njerëzit e tij. Për kapjen e Dumanit rezulton të jenë ofruar 250.000 Euro dhe 500.000 Euro për ta ekzekutuar.

Gjithashtu Arben Lam֛çja një person i besuar i Franc Çopjas, akuzohet se për llogari të tij ka pastruar para që kanë patur burim veprimtari kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy