“Vjeshta” shpartallon grupin e shpërndarësve të heroinës

“Vjeshta” shpartallon grupin e shpërndarësve të heroinës

Finalizohet në Tiranë operacioni “Vjeshta” ku janë arrestuar në flagrancë 6 shtetas dhe sekuestruar 22 doza heroinë. Aksioni është bërë pas një hetimi disa mujor, në kuadër të të cilit janë arrestuar në kohë dhe vende të ndryshme i shtetasit Dardan Koçi, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike; Julian Xhaferaj, 25 vjeç, banues në Tiranë; Aldo Sulejmani, 36 vjeç, banues në Tiranë;  Gerti Hoxha, 43 vjeç, banues në Tiranë; Flamur Haxhiaj, 40 vjeç, banues në Tiranë dhe  Benard Kurtaj, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Policia sqaron se të arrestuarit e ushtronin aktivitetin e tyre kriminal në zona të ndryshme të Tiranës, si Pallati ma Shigjeta, Qendër, Tirana e Re, Laprakë dhe Shkolla e Bashkuar. Personat u kapën në flagrancë, pasi është bërë e mundur që tiu faktohet aktiviteti kriminal i shitjes së lëndës të dyshuar narkotike të llojit “Heroinë”.

Të arrestuarit janë:

1. Dardan Koçi, 27 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepren penale, “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike.

2. Julian Xhaferaj, 25 vjeç, banues në Tiranë.

3. Aldo Sulejmani, 36 vjeç, banues në Tiranë.

4. Gerti Hoxha, 43 vjeç, banues në Tiranë.

5. Flamur Haxhiaj, 40 vjeç, banues në Tiranë.

6. Benard Kurtaj, 38 vjeç, banues në Tiranë.

Gjithashtu janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 22 doza me lëndë të dyshuar narkotike e llojt Heroinë.

– 10 telefona celular.

– 1 Motorçikletë.

Operacioni i koduar “Vjeshta” u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me forcën e Posaçme Operacionnale në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy