Bushati: Zgjidhja e çështjeve me Greqinë nuk mund të bëhet me kërcënime

Bushati: Zgjidhja e çështjeve me Greqinë nuk mund të bëhet me kërcënime

Çështjet midis Shqipërisë dhe Greqinë duhet të zgjidhen mbi bazë të parimeve ndërkombëtare dhe jo kërcënimeve. Kështu u shpreh sot ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, lidhur me debatin e hapur për marrëdhëniet mes dy vendeve ditët e fundit. Gjatë një konference për shtyp me homologun e tij ukrainas, Bushati theksoi se zgjidhja e këtyre çështjeve nuk mund të bëhet me kërcënime dhe as për konsum të brendshëm.

“Shqipëria është e palëkundur për të qenë një vend inspirues i politikës së mirë të drejtë dhe të ndershme mbi bazën e ndërsjellët me fqinjët tanë dhe është një vend i cili do të vazhdojë të kultivojë këtë përqasje në rajon. Është një vend i cili ka shfaqur qartë, hapur të gjitha pozicionet dhe pikëpamjet në lidhje me disa çështje të mbartura, të cilat duam t’i zgjidhim dhe t’i trajtojmë në kuadër të vlerave evropiane dhe parimeve ndërkombëtare, të cilat nuk njohin as gjuhën e kërcënimit dhe as konsumin e brendshëm për çfarëdo lloj rrethane që mund të jetë ky konsum”, tha Bushati.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy