
Të gjithë e mbajnë mend 7-vjecarin Xheison Bafti, ish-pjesëmarrësin në programin për fëmijë “Piter Pan”, që u bë i njohur për të folurën e tij kryesisht me shkronjën T.
“Taramelja” e Piter Panit solli për shikuesit e programit të mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, emocionet e para pesë viteve më parë kur u bë i njohur për batuta e tij.
Kanë kaluar pesë vite dhe në atë program gjërat rrodhën spontanisht, unë kisha atë defekt në të folur, dhe tani e kam kaluar. Gjërat aty kanë qëne të improvizuara, batutat dilnin aty për aty.
Mbaj mend te audicioni që i kam mbajt mbi 40 minuta me komunikim në kohën kur fëmijët e tjerë i mbanin 25 minuta. Tani më mungon televizioni shumë dhe më beso që pres kurdo të kthehem kush të më ftoj.
Ndërkohë unë kam qejf psikologjinë për shkak se më pëlqen komunikimi me njerëz.
Duke parë shpesh video në tikTik të shumë terapistëve, kam parë që di ta bëj edhe unë, shumicën e gjërave që i bëjnë terapistët unë di ti bëj.



