"Nuk është rast i izoluar", Ferhati: Mosveprimet e policisë mund të kenë sjellë vdekjen e Lear Kurtit

"Nuk është rast i izoluar", Ferhati: Mosveprimet e policisë mund të kenë sjellë vdekjen e Lear Kurtit

Gazetari Eni Ferhati tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se vdekja e 32-vjeçarit Lear Kurti nuk është një rast i izoluar, por një fenomen i pranuar dhe nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore.

Më tej, Ferhati thotë se prokuroria i mëshon faktit që është gjetur një qese kokainë në stomakun e Kurtit, por nuk thotë që vdekja e tij erdhi si pasojë e kësaj gjëje. Duke vijuar më tej, gazetari thotë se mosveprimet e policisë mund të kenë sjellë vdekjen e 32-vjeçarit.

Folët për një baltosje të viktimës si në rastin e Rashës, media kanë thënë që ka qenë pjesë e grupit të Shullazit, viktima ka pasur vetëm një procedim penal, nesër nëse do të ishte gjallë do të kërkonte pafajsinë. Nuk jemi në shtetrrethim, jemi në rrethana të tjera, nuk ka pasur dyshime se ky shtetas do të kryente vepër penale. Ka mospërputhje të orarit që është deklaruar nga policia. Video që përgënjeshtron deklaratën e parë të AMP nuk përkon me orën që nxjerr kjo agjenci dhe as me të dhënat e KSHH. Nuk bëhet fjalë për rast të izoluar, por një fenomen që është pranuar dhe nga Agjencia për Mbikëqyrjen Policore. 50% e 600 ankesave për punonjësit e policisë dhe 50% e tyre për patrullat.

A e vrau policia Lear Kurtin? Me mosveprimet e saj mund të ketë sjellë humbjen e jetës. Nuk thuhet ende shkaku i vdekjes. Nëse viktima ka gëlltitur një qese me kokainë, sipas ekspertëve, për kohën e shkurtër, nuk do të kishte shpërthyer në organizmin e tij kaq shpejtë. Sidomos nëse do të gëlltiste qese farmaceutike.

Sa i takon ushtrimin e forcës, ajo duhet të jetë në propocion me sulmin. Në këtë rast i ndjeri nuk ka bërë asnjë veprim sulmues. Vrapimi apo ikja, mund të jetë për shkak të traumës. Çështjen e shoh si frymë. Kur patrullat shohin që te Teatrit ndërhyhet me forcat RENEA... Kur një polic shikon që tek Unaza e Re, familjarë nxirren me gaz lotsjellës. Është shembull për të menduar se uniforma të bën të paprekshëm dhe janë superiorë ndaj qytetarëve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy